09:36 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Jetoi për një vit me kufomën e nënës dhe të vëllait

Një person në Minesota të SHBA-së, ka jetuar në një shtëpi me trupat e dekompozuar të nënës së tij dhe vëllait binjak për rreth një viti.

Robert James Kuefler tha se ishte i tronditur, sa nuk mund të shkonte për të raportuar vdekjet e tyre tek autoritetet.

“Unë isha i traumatizuar. Çfarë do të bënit ju në vendin tim?!” , tha Kuefler për The Associated Press, transmeton AktivPress.

Policia tha se Kuefler, 60 vjeç, u akuzua këtë javë për ndërhyrje në skenë vdekjeje, pasi që ai kishte lëvizur trupat e tyre.

Disa muaj pas vdekjes së tyre, Kuefler i shkroi anëtarëve të tjerë të familjes në një kartë të Krishtlindjeve që të dy ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe nuk mund të flisnin në telefon dhe nuk donin vizitorë.

Polici Hager tha se vëllai dhe nëna vdiqën nga shkaqe natyrore në vitin 2015.

Policia nuk i gjeti trupat deri në shtator të vitit 2016, kur një fqinjë njoftoi  se kishte kohë të gjatë që kur kishte parë familjarët e Kufler në shtëpi./AktivPress