13:23 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jevtic: Fëmijët serb në Kosovë duhet të mësojnë gjuhën shqipe

Serbët dhe shqiptarët në Kosovës duhet të ndërtojnë një besim reciprok mes vete duke komunikuar mes vete.

kështu ka thënë ministri serb në Qeverinë e Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, edhe fëmijët serb që jetojnë në Kosovës duhet të mësojnë gjuhën shqipe.

“Njohja e gjuhës shqipe është e nevojshme edhe për komunitetin serb. Shumica e shqiptarëve të vjetër dhe të mesëm e dijnë gjuhën serbe, e që nuk vlen e njejta edhe për komunitetin serb, e që duhet të ndryshoj. Fëmijët serb në Kosovës duhet të mësojnë gjuhën shqipe”, ka thënë Jevtic. /Indeksonline/