09:26 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Jevtiç: Janë 200 mijë të zhvendosur që nuk mund të kthehen në Kosovë

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim në dorëheqjen Dalibor Jevtiç thotë se edhe sot, pas 19 vitesh, janë më shumë se 200.000 njerëz të zhvendosur të cilët nuk mund të kthehen dhe disa prej jetojnë në kushte ç’njerëzore, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Ai vlerësoi se në kthimin e të zhvendosurve të gjitha institucionet, faktorët dhe shoqëria në tërësi duhet të bëjnë më shumë përpjekje, sepse gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka pasur rezultate të dëshiruara./Indeksonline/