15:30 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Jevtiq: Nuk e votojmë ushtrinë, demarkacioni duhet të zgjidhet

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq ka thënë se Lista Serbe nuk do të votojë pro transformimit të FSK-së në FAK ndërsa marrëveshja e arritur për demarkacion me Malin e Zi duhet të respektohet.

“Ne kemi një qëndrim të qartë për çështjen e transformimit, apo atë që quhet formim i Ushtrisë. Ne nuk votojmë për formimin e  Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Jevtiq./Indeksonline/