18:09 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

JLO kujton kohën kur ishte e varfër: Paguhesha vetëm 10 dollarë në punë

Pas Georgina Rodriguez, edhe Jennifer Lopez ka bërë një rrëfim për jetën e saj private.

Ajo tregoi sesi kishte jetuar në lagje të varfër, por që asnjëherë nuk ishte dorëzuar për të arritur suksesin e famën që ka tani, transmeton Indeksonline.

Doja të realizoja disa gjëra dhe kisha gjithmonë atë frymën konkurruese për ta realizuar këtë. Prindërit e mi nuk ishin të pasur dhe jetonin në një lagje të varfër, ku çdo para do të thotë shumë. Puna ime e parë ishte në një sallon bukurie, ku pastroja. Aty më paguanin 10 dollarë për një punë të bërë mirë”.

Unë jetoja nga koncerte të vogla, ku kërceja – ata më paguanin 25 dollarë. Kam ngrënë petë në gotë dhe pica rruge”, u shpreh JLO./Indeksonline/