23:55 / E Diele, 21 Prill 2024 / AR

JLo shkon në palestër me çantë 200 mijë dollarëshe

Jennifer Lopez është shfaqur pak ditë më parë në palestër me një çantë super të shtrenjtë.

Ylli 54-vjeçar shihet e veshur me atlete dhe me një kostum grijë për t’u stërvitur dhe për aksesorë zgjodhi çantën Hermès Himalayan Birkin, e cila kushton rreth 200 mijë dollarë, ndërsa versioni i saj me diamante në mbylljen metalike, sot mund të arrijë deri në gjysmë milioni dollarë, po të kemi parasysh se dy vite më parë një model i tillë u shit në ankand për 450 mijë dollarë.

Sigurisht, duke qenë se po flasim për Jennifer Lopez, ajo nuk ka ngurruar ta mbajë këtë çantë në palestër, ku zakonisht shkojmë me një çantë shpine të thjeshtë. Epo vetëm JLo i bën këto.