11:54 / E Shtunë, 19 Shtator 2020 / indeksADMonline

Jo vetëm babai, ky shtet vendos që në letërnjoftimet e fëmijëve të vendoset edhe emri i nënës

Qeveria e Afganistanit së fundmi kanë vendosur që në letërnjoftimet e fëmijëve të vendoset edhe emri i nënës e jo vetëm i babait, siç është bërë deri më tani.

Mediat e huaja bëjnë me dije se presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka nënshkruar plotësimin e ligjit që u kërkua nga aktivistët për të drejtat e grave.

Deri më tani, sipas ligjit afgan, vetëm emri i babait vendosej në letërnjoftimin e fëmijës. Përdorimi i emrit të një gruaje në publik në Afganistan është tradicionalisht veprim i papëlqyeshëm dhe mund të vlerësohet si fyerje.

Megjithatë, një fushatë e nisur tre vjet më parë me parullën “Ku është emri im” mori përkrahje të profilit të lartë nga figurat e njohura dhe deputetët afganë.

Përmes një fushate të përhapur në rrjetet sociale, aktivistët e prezantonin veten duke përdorur emrin e vet dhe emrin e nënës.

Ndërkohë themeluesja e kësaj fushate Laleh Osmany, ka thënë se është shumë e kënaqur me rezultatin e arritur.