21:11 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm emra mashtruesish në hetimet e veteranëve, Blakaj la edhe emra të zëvendëskomandantëve

Së fundi janë bërë publike emrat e veteranëve nga zona të ndryshme të Kosovës, që sipas Prokurorisë kanë manipuluar me statusin e veteranit.

Prokuroria Speciale nxori plotë 20 mijë emra të cilët theksohet të jenë veteranë mashtrues e për të cilët po bëhet një hetim i gjerë.

Por shumë emra të cilët figurojnë si veteranë mashtrues, dalin të kenë qenë vërtetë veteranë.

Madje të shqetësuar me këto hetime janë shprehur shumë personalitete dhe qytetarë që së paku njihnin personalisht ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

Një ndër ‘huqjet’ e radhës nga ish-prokurori Elez Blakaj i cili u morë me hetimin e këtyre listave është edhe gabimi me zgjedhjen e këtij emri nga Zona Operative e Dukagjinit.

Musa Halil Zenelaj është një prej emrave që figuron në këtë listë, e që cilësohen si veteranë mashtrues.

Edhe pse Musa Halil Zenelaj ishte zëvendëskomandant i Njësisë Para Roje i Zonës së Dukagjinit, raporton Indeksonline.

Kjo theksohet të jetë edhe një prej gabimeve të bëra në këto lista pasi që Zenelaj dukshëm nuk do duhej të kishte qenë pjesë e kësaj liste.

Për hetimet e Prokurorisë kanë reaguar edhe disa ish-komandantë, madje njëri prej tyre ka thënë se prokurorët duhet kërkuar falje publike për gabimet të cilët janë bërë.

Por pavarësisht kësaj nuk mohohet që ka edhe emra të mashtruesve të cilët përfituan dukshëm nga epiteti i veteranit në Kosovë. 46 mijë veteranët morën pension prej nga 170 euro, 20 mijë prej tyre mashtrues, e të cilët i kushtuan buxhetit të Kosovës 68.153.533.14 euro.

Ndryshe Prokuroria e Kosovës ka ngritur poashtu aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohje dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së. Elez Blakaj, ish-prokurori special që merrej me këtë çështje së fundi u largua nga shteti i Kosovës duke lënë këtë çështje të hapur edhe pse vazhdon të jetë ndër temat kyçe në vend, madje prej më të rëndësishmeve./Indeksonline/