20:42 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jo vetëm në kufi, kolona edhe në aeroportin e Prishtinës duke pritur familjarët (Foto)

Gjatë kësaj jave, pothuajse çdo ditë nëpër të gjitha pikat kufitare të Kosovës ka pasur kolona të gjata me kilometra dhe pritje me orë të gjata për të hyr në vend.

Mirëpo, përpos në kufi, kolona janë krijuar edhe në hyrje të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan Indeksonline.

Një lexues ka dërguar disa foto ku shihen vetura para aeroportit duke pritur familjarët e tyre të dalin jashtë, të cilët kanë ardhur për fundvit në vendlindje.

Ky lexues ka thënë se po presin deri në gjysmë ore për të arritur para hyrjes së aeroportit. /Indeksonline/

Temat: