Jo vetëm në Prishtinë, për ajër të ndotur sonte rekord thyen edhe Rahoveci!
Përderisa kryeqytetit vazhdon të jetë në gjendje thuajse të njëjtë sa i përket ajrit, duke u rendit në top-listën e vendeve më të ndotura në botë gjatë sezonit dimëror, edhe diku tjetër në Kosovë shkalla e ndotjes së ajrit është e lartë.
Në një aplikacion të matjes së ndotjes së ajrit, komuna e Rahovecit del të ketë një shifër rekord të ajrit të ndotur.
Në mbrëmjen e sotme, ndotja e ajrit arriti koeficientin 719, apo thënë qartë në shkallën më të lartë të ndotjes.

Pas Prishtinës e Rahovecit renditen edhe Vushtrria e Prizrenit, me ajër shumë të ndotur.
Ndërkaq, sipas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovës, ndotja e regjistruar në orën 23:00 është në shkallën 189, apo shumë e pashëndetshme.
Në kryeqytet, ndotja e ajrit, sipas ekspertëve, kryesisht shkaktohet nga përdorimi i qymyrit për ngrohje, afërsia me termocentrale dhe përdorimi i veturave të vjetra, në Rahovec.
