16:58 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm për njerëz në nevojë, në Kosovë hapet fondacion që një aktivist ta ndërrojë gjininë!

Jemi mësuar që shumë shpesh të kërkohen fonde për t’u ndihmuar personave dhe familjeve në nevojë, apo edhe personave që kanë nevojë për shërim jashtë vendit.

Blerti, njihet si aktivist për të drejtat e njeriu por në fokus ka të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë.

Por Bleri përveç që është aktivist në të drejtat e njeriut, ai tashëm është një ndër personat e parë transgjinor që flet haptazi për këtë çështje.

Ai tashmë ka bërë një kërkesë publike për ndërrim të emrit në dokumentet identifikuese të cilat iu janë refuzuar mirëpo nuk është i ka mjaftuar që të ndalojë, kështu duke kërkuar plotësimin e kësaj kërkese.

Para një viti ai ka filluar tranzicionin apo ndërrimin e seksit me hormone terapeutike, por shpenzimet është duke i mbuluar vetë.

Tashmë në internet është hapure dhe një fondacion për të ndihmuar atë, pa dijeninë e tij, pasi mastektomia (largimi i gjoksin) kushton rreth 2 mijë euro në Shkup (Maqedoni), që është një shumë e majme për ta mbuluar vetvetiu.

GoFundme është emri ku mund të kontribuojnë të gjithë për ta ndihmuar në realizimin e ëndrrës e Blertit i cili çdo ditë lufton për një shoqëri të mirë./Indeksonline/