09:22 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Jo vetëm Prishtina, ky fshat ofron atmosferë fantastike në prag të festave të fundvitit

Tashmë në gjithë botën po ndjehet një frymë festive.

Sheshe, qytete e fshatra gjithandej janë dekoruar e veshur me drita shumëngjyrëshe, në vigjilje të Krishtlindjeve e Vitit të Ri.

Një atmosferë e tillë, po mbretëron edhe në vendin tonë, jo vetëm në kryeqytet, ku sheshi është dekoruar, por edhe janë vendosur shtëpizat ku po servohen pije të ngrohta dhe po ka aktivitete të ndryshme.

Por, jo të gjithë vendosin të vijnë në Prishtinë, të rinjtë e këtij fshati në Kosovë, po argëtohen në prag të festave të fundvitit, pikërisht në vendin e tyre, përcjellë Indeksonline.

Pranë Kishës së Zojës Rruzare në Bishtazhin, të rinjtë po e shijojnë tej mase atmosferën, derisa janë vendosur disa shtëpiza, ndërsa nuk mungon as dekori dhe dritat që shihen kudo./Indeksonline/