10:23 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jo vetëm reper, Stresi me profesion të ri?

Reperi nga Shqipëria, Stresi është mjaft aktiv si me projekte muzikore, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Por, përveç se është i zoti në profesionin e tij, Stresi ka treguar se ka aftësi edhe në një tjetër profesion, shkruan Indeksonline.

Reperi i njohur, përmes një video që ka uruar mikun e tij për ditëlindje shihet teksa ushtron profesionin e berberit dhe atë e bën shumë mirë.

“Happy birthday, bro jemi bashk gjithmonë”, ka shkruar Stresi.

Ndryshe, ‘Hey Mama’ është projekti i tij i fundit i lansuar vetëm pak javë më parë./Indeksonline/