13:59 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / B O

Joao Felix flet për herë të parë për largimin e mundshëm nga Atletico Madrid

Joao Felix ka qenë emri më i lakuar ditëve të fundit në kampin e Atletico Madrid. Ylli portugez raportohet se ka kërkuar largimin që në janar nga skuadra spanjolle.

Felix e ka komentuar për herë të parë këtë situatë.

“Jam i fokusuar në Kupën e Botës, 100% në Kupën e Botës dhe për të pasur një Botëror të shkëlqyeshëm. Ne mendojmë të kemi një turne të madh me Portugalinë. Unë do të flas për Atléticon kur të përfundojë Kupa e Botës” ka thënë Felix./Indeksonline/