19:25 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Joao Mario në West Ham? Flet David Moyes

Lojtari i Interit, Joao Mario është afër transferimit në Premierligë.

Mario ka zhvilluar disa bisedime me skuadrën e West Hamit, por ende nuk dihet se a kanë pasur pajtime mes vete, transmeton IndeksOnline.

Për këtë temë ka folur edhe trajneri i “The Hammers”, David Moyes.

“Unë nuk mund t’iu them asgjë më shumë deri sa ai t’i kryej testet mjekësore. Kur bëhet kjo atëherë do t’iu informojmë”, ka thënë Moyes.

Edhe nëse ky transferim do të ndodhte, sipas Moyes do të jetë në formë huazimi.

25-vjeçari u transferua në Inter gjatë viti 2016 nga Sporting Lisbona. Ai me Neorazzurët ka bërë vetëm 45 paraqitje dhe ka shënuar tri gola./IndeksOnline/