15:18 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Joaquin bëhet futbollisti më i vjetër që shënon hat-trik në La Liga

Real Betis është duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 3:1.

Të tri golat për vendasit i ka realizuar 38 vjeçari Joaquin madje brenda 18 minutave.

Fillimisht në minutën e dytë shënoi për ta vazhduar në minutën e 11-të e më pas edhe në atë të 20-tën.

Më herët, Joaquin ka luajtur për Valencian, Malagan e Fiorentinan./Indeksonline/