14:54 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Joaquin: Messi – Ronaldo? Nuk bëjë krahasime

Joaquin Sanchez, futbollisti i Real Betisit ka folur për përballjen e së dielës kundër Barcelonës.

Në një intervistë për “El Larguero”, ai tha se Lionel Messi është një futbollist i jashtëzakonshëm por që ka edhe një fizikë të mirë.

“Nuk ka asnjë debat ose krahasim mes Ronaldos dhe Messit. Ne jemi me fat që shohim duke luajtur dy futbollistët. Edhe Messi ka një pamje të mirë fizike dhe sigurisht është i bukur”, ka thënë Joaquin.

36-vjeçari edhe pse në moshë të shtyer po kalon në formë fantastike./IndeksOnline/

 

 

Temat: