17:41 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / AR

Joe Biden bëhet ‘hor’, lëshon gazra teksa fliste me Dukeshën e Cornwall

Joe Biden-it i ka ndodhur një moment i sikletshëm kur ishte duke mbajtur samitin e klimës në Glaasgow.

Dukesha e Cornwall, Camilla, bëri një bisedë me presidentin e ShBA-vë, kur ai lëshoi gazra e që kjo mbeti e befasuar, transmeton Indeksonline.

“Ishte e gjatë dhe e zhurmshme dhe e pamundur të injorohej. Camilla nuk ishte e hapur për këtë”, tha burimi për tabloidin britanik.

Të dy u takuan të hënën në një pritje në Galerinë e Arteve Kelvingrove. Princi Charles dhe kryeministri Boris Johnson ishin gjithashtu të pranishëm./Indeksonline/