11:53 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / C E

Joe Hart i bashkohet skuadrës së Premierligës, si portier i dytë

Ish-portieri i Manchester Cityt, Joe Hart ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë dy vjeçare me Tottenhamin si një transferim i lirë.

Pas përfundimit të kontratës me Burnley, portieri anglez ka vendosur që të vihet nën urdhrat e Mourinhos.

Hart ka qenë një nga portierët më të mirë në Premierligë, por me ardhjen e Guardiolës në krye të Cityt ai humbi besimin dhe u huazua te Torino e më pas edhe te West Ham para se të bashkohej me Burnley në vitin 2018.

33 vjeçari do t’i kryej testet mjekësore te Tottenham dhe do të qëndroj si zëvendësues i Hugo Lloris. /IndeksOnline/