13:43 / E Enjte, 04 Korrik 2019 / indeksADMonline

Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në fshehtësi

Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan në fshehtësi në Francë dhe më në fund kemi një imazh të qartë të nuses dhe dhëndrit nga momenti i rëndësishëm.

Ka qenë vetë Sophie ajo që ka publikuar foton e parë. Aktorja e ‘Game of Thrones’ u martua me këngëtarin e njohur dhe dukej më e bukur se kurrë e veshur me ‘Louis Vuitton’.

Dy të dashuruarit realizuan dy dasma të ndryshme, por të dyja në Francë dhe mjafton të shohësh këtë foto për të kuptuar sa të lumtur janë. Krahas imazhit të publikuar, Sophie ka shkruar: “Zoti dhe Zonja Jonas”.