22:29 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / L K

Joga mund të ndihmojnë në simptomat e astmës

Për vite me radhë njerëzve me astmë, iu është thënë të shmangin stërvitjen, sepse mund të nxisin ose përkeqësojnë sulmet e astmës. Por një studim i ri, i botuar në revistën “Annals of Medicine” e hedh poshtë këtë këshillë të vjetër.

Studiuesit kryen një meta-analizë, duke krahasuar efektet që lloje të ndryshme ushtrimesh, kishin në funksionin e mushkërive në mbi 2,100 të rritur me astmë. Disa studime kishin sugjeruar se në kundërshtim me mençurinë konvencionale disa lloje ushtrimesh mund të përmirësojnë funksionin e mushkërive tek të rriturit me astmë.

Studimi i ri vlerësoi pesë lloje të ndryshme ushtrimesh: stërvitje të frymëmarrjes, stërvitje aerobike, stërvitje relaksimi, stërvitje joga dhe frymëmarrje të kombinuar me stërvitje aerobike.

Çdo lloj ushtrimi u vlerësua në bazë të ndikimit të tij në parametrat e astmës duke përfshirë FEV1, vëllimi i detyruar i aspirimit, që është sasia e ajrit që dikush mund të nxjerrë me forcë në një sekondë. Të pesë llojet e ushtrimeve ishin disi efektive në përmirësimin e funksionit të mushkërive, por dy lloje dolën si fitues të qartë.

“Trajnimi i frymëmarrjes i kombinuar me stërvitjen aerobike dhe stërvitjen e jogës duket të jetë veçanërisht i favorshëm, duke ofruar rrugë të mundshme, për qasje efektive trajtimi,” tha në një njoftim për shtyp, autori kryesor Shuangtao Xing, profesor i asociuar në Universitetin Normal të Henan të Kinës.

Trajnimi i frymëmarrjes mund të përfshijë teknika të ndryshme. Njëra, e njohur si frymëmarrja diafragmatike, frymëmarrja me bark ose frymëmarrja abdominale, është një teknikë që fokusohet në diafragmë, një muskul në stomakun tuaj që kontrollon frymëmarrjen. Teknika të tjera popullore të frymëmarrjes që përdoren për të ndihmuar njerëzit me astmë,  përfshijnë frymëmarrjen me hundë dhe nxjerrjen përmes buzëve të shtrënguara, sipas Healthline, raporton New York Post