17:30 / E Hënë, 18 Janar 2021 / A. A

John ende nuk ka marrë leje pune në Kosovë, Prishtina udhëton pa të në Turqi

Prishtina do të udhëtojë nesër në Turqi që të zhvillojë fazën përgatitore për edicionin pranveror.

Përveç portierit Alban Muçiqi që ka dalë pozitiv me Covid-19, edhe sulmuesi Oto John nuk do të jetë pjesë e grupit.

Drejtori sportiv Fisnik Kërqeli, ka deklaruar se John ende po pret kompletimin e dokumentacionit për të marrë leje qëndrimi në Kosovë.

“John do të na bashkohet në momentin që merr lejen. Ai është lojtar i Prishtinës dhe ka kontratë edhe një vit e gjysmë” deklaroi Kërqeli për Indeksonline.

Oto John është golashënuesi më i mirë i Prishtinës në këtë sezonë. Nigeriani ka shënuar 7 gola në Superligë.