18:47 / E Martë, 06 Korrik 2021 / A. A

John lëshon mundësi të artë për Prishtinën, pjesa e parë pa gola në Budapest

Prishtina po luan mjaft mirë kundër Ferencvaroshit në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Pas 45 minutave lojë nuk ka gol të realizuar.

Ferencvarosh po dominon në posedim, por portieri Ardit Nika ishte vendimtar duke bërë disa pritje.

Prishtina pati mundësi shumë të mirë të kalonte në epërsi përmes Oto John në minutën e 36-të.

Nigeriani ishte i vetmuar me portierin kundërshtar por gjuajti jashtë portës.