18:55 / E Hënë, 22 Prill 2024 / A. M.

John Terry dhe Andy Cole hyjnë në “Premier League Hall of Fame”

Dy lojtarët legjendarë të Premier Ligës angleze, John Terry dhe Andy Cole iu bashkangjitën, ish-mbrojtësit Ashley Cole në “Premier League Hall of Fame”.

Kjo listë nderon të arriturat e lojtarëve, që kanë lënë shenjë në historinë e Premier Ligës, dhe këtë vit Premier League ka ftuar Andy Cole, Ashley Cole dhe John Terryn.

Kjo listë fillimisht, është krijuar në 2020-tën, po për shkak të pandemisë COVID-19 u shty për një vjet, shkruan IndeksOnline

Gjatë viteve janë ftuar lojtarët legjendarë si Thierry Henry, Alan Shearer, Cantona, Aguero, Cech, Drogba, Lampard, Vieira e shumë të tjerë.

Po ashtu janë ftuar dhe trajnerët, Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger, ku kanë drejtuar skuadrat e tyre në sukseset e mëdha./IndeksOnline/