Johnny Depp po rikthehet në “Pirates of the Caribbean”

Johnny Depp po përgatitet për film të ri. Ai po kthehet në Pirates Of The Caribbean në rolin e kapitenit Jack Sparrow.
Depp i cili luajti në pesë filmat e mëparshëm është gati për xhirime që do të nisin në shkurt, transmeton Indeksonline.
Organizuesit thanë se filmi është i realizuar nga Disney.
Një burim tha: “Johnny do të kthehet si kapiten Jack Sparrow dhe është planifikuar të fillojë xhirimet në një vend sekret në MB”./Indeksonline/