23:50 / E Shtunë, 06 Prill 2024 / MSH

Johnson: Ndalimi i shitjes së armëve për Izraelin do të ishte çmenduri

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se ndalimi i shitjes së armëve për Izraelin do të ishte “çmenduri”. Ai ka kritikuar sekretarin e Jashtëm, David Cameron, për heshtjen mbi debatin për shkurtimin e shitjeve ndaj Izraelit.

Forcat izraelite të Mbrojtjes nisën sulme ajrore të hënën, duke vrarë tre punëtorë humanitarë britanikë që ishin me organizatën “World Central Kitchen”. Pas kësaj, ligjvënësit e partive të mëdha politike i kanë bërë thirrje qeverisë që t’i japë fund tregtimit të armëve me Izraelin.

Izraeli ka thënë se sulmi ishte një “gabim i rëndë”.

Megjithatë Johnsoni e ka mbrojtur Izraelin. Ai ka theksuar se nëse Britania dhe SHBA-ja nuk i japin mbështetje, Izraeli do të pengohet të arrijë objektivin e vet, “mbarimin e Hamasit si forcë ushtarake në Gaza”.