09:01 / E Hënë, 01 Mars 2021 / Blerim

Jones golin e shënuar ndaj Sheffield ia dedikon një personi të veçantë

Skuadra e Liverpooli e ka fituar takimin e mbrëmshëm ndaj Sheffield United në Premierligë.

Me golin e Curtis Jones dhe autogolin nga Bryan, skuadra e Klopp fituan tre pikë të plota, shkruanIndeksOnline

Por kujt ia dedikoi golin Jones?

Pas ndeshjes ai foli para mediave, ku tha se golin e shënuar ia dedikon babait të Alisson Backer që u nda nga jeta para dy ditësh.

“Unë do të doja të gjej kohë për të thënë se ky gol është për babanë e Alissonit. Nëse Alisson e sheh këtë, ky është për ty vëlla”, tha ai.