09:20 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Jonida Maliqi plot ngjyra e shije, si gjithnjë me stil të veçantë

Këngëtarja e njohur shqiptare Jonida Maliqi, tash e shumë vite është pjesë e skenës muzikore shqiptare.

Me këngët e saj ajo ka fituar simpatinë e shumë fansave, duke bërë që interesimi i tyre për këngëtaren të jetë i madh, shkruan Indeksonline.

Ajo është një personazh mjaft aktiv edhe nëpër rrjetet sociale, ku vazhdimisht paraqitet me një stil të veçantë që e karakterizon.

Edhe së fundmi, këngëtarja e ka dëshmuar që është ndër femrat me stilin më unik në estradë.

E veshur me një fustan plot ngjyra e shije, ajo ka rrëmbyer edhe njëherë vëmendjen e fansave. /IndeksOnline/