10:39 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / B O

Jonjerëzore, në Pejë e Graqanicë, djemtë sulmojnë prindërit e tyre!

Dy raste të dhunës në familje, konkretisht ndaj prindërve të tyre kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Në Pejë mbrëmë rreth orës 21:30, viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i kosovar në gjendje të dehur e ka sulmuar atë fizikisht dhe ka thyer disa gjëra në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rast i ngjashëm ka ndodhur pasditën e djeshme në Graqanicë. Një mashkull është arrestuar ngase ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/