75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 11 Korrik 2025 / G T

Jordan Henderson s’kthehet në Sunderland, arrin marrëveshje me klubin tjetër nga Premier League

Futbollisti i Kombëtares së Anglisë, Jordan Henderson, pritet të bëhet me klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës.

Hendo u largua pak ditë më parë nga Ajaxi dhe tashmë është në kërkim të një klubi të ri, shkruan Indeksonline

Gazetari i “The Athletic”-ut, David Ornstein ka raportuar se Henderson ka arritur marrëveshje me Brentfordin dhe do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare.

35-vjeçari pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme, për shkak të respektit për vdekjen e Diogo Jotas, ish-bashkëlojtarit të tij te Liverpooli.

Për Hendon ishte interesuar edhe Sunderlandi, por nuk pati negociata të duhura./Indeksonline/