75 Mall Live Search
13:00 / E Mërkurë, 01 Prill 2026 / Gj Sh

Jordan Pickford pëson gol me Anglinë pas gati dy viteve

Jordan Pickford ka regjistruar një rokord personal.

Ai është njëri nga portierët më të mirë në botë, derisa mban vendin e titullarit edhe te Kombëtarja e Anglisë, shkruan IndeksOnline.

Gardiani anglez mbrëmë ka pësuar golin e parë në kombëtare, pas gati dy viteve.

Pickford pësoi gol në ndeshjen miqësore ndaj Japonisë, ku Anglia pësoi humbje me rezultat 1-0.

Hera e fundit kur 32-vjeçari u mposht me kombëtaren, ishte më 10 tetor të vitit 2024, në ndeshjen ndaj Greqisë, derisa për 10 ndeshje sa ishte titullar deri më tani, e mbajti portën e paprekur./IndeksOnline/