15:36 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Jorginho, Higuain dhe përforcimet tjera më të mira të verës

Pasi që jemi në pushimin internacional, Goal ka zgjedhur përforcimet më të mira të afatit kalimtar veror.

Image result for paco alcacer dortmund

Paco Alcacer

Paco Alcacer është paraqitur në vetëm katër ndeshje këtë sezon që prej se iu bashkua Dortmundit nga Barcelona për 2 milionë euro në huazim – por, sulmuesi tashmë e ka gjetur rrjetën shtatë herë.

25-vjeçari është top golashënuesi më i mirë i Bundesligas, me gjashtë gola, edhe pse ai ka luajtur vetëm 81 minuta në total dhe një lëvizje permanente e tij në ”Signal Iduna Park” pritet të ndodhë në fund të sezonit.

Image result for jonathan bamba lille

Jonathan Bamba

Jonathan Bamba ka shënuar shtatë gola në Ligue 1 sezonin e kaluar. Anësori tashmë e ka arritur këtë shifër në vetëm nëntë paraqitje për klubin e ri, Lille.

Si rezultat i kësaj, transferimi me parametra zero nga Saint-Etienne është vetëm një gol mbrapa superyllit të Paris Saint-Germain, Neymar, në listën e top golashënuesve, transmeton IndeksOnline.

Image result for joao cancelo juventus

Joao Cancelo

Nuk është befasi që një portugez i transferuar nga Juventusi bën listë në përforcimet më të mira të verës që lamë pas – por nuk është Cristiano Ronaldo.

Transferimi 117 milionësh nga Real Madridi e ka shijuar një fillim impresiv të karrierës në Turin, por bashkëkombasi i tij, Cancelo e ka dëshmuar edhe më shumë veten për shumën e paguar për të – 40.4 milionë euro.

Ish-mbrojtësi i Valencias, që sezonin e kaluar ishte tek Interi i huazuar, ka përmirësuar dukshëm mbrojtjen e Juventusit, derisa ka kontribuar shumë edhe në fazën ofanzive.

Image result for higuain milan

Gonzalo Higuain

Milani mund të jetë ndoshta paksa i dëshpëruar që Andre Silva e ka gjetur formën e tij te Sevilla, por ata e kanë gjetur zëvendësuesin adekuat të tin me njërin prej sulmuesve më të mirë në botë.

Gonzalo Higuain ka vazhduar ta bëjë atë që di më së miri – të shënojë gola, që prej kalimit te ”Rossonerët” për 18 milionë euro në huazim, me opsionin e blerjes permanente.

Argjentinasi tashmë ka shënuar gjashtë gola në shtatë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Image result for jorginho

Jorginho

Jorginho ka qenë një zbulim që prej se iu bashkua Chelseat nga Napoli për 57 milionë funte, duke e justifikuar vendimin e Maurizio Sarrit për ta marrë reprezentuesin italian në ”Stamford Bridge”.

Ashtu siç bëri në San Paolo, mesfushori i lindur në Brazil, mestarisht po bën 100 pasime për ndeshje dhe është duke kontribuar te Chelsea në luftën për titull.

Related image

James Maddison

Ishte vetëm çështje kohe kur ai të ftohej nga Anglia, me mesfushorin ofanziv që bëri një ndikim të menjëhershëm në Premier League te Leicester City.

Transferimi 20 milionësh nga Norwich City tashmë ka shënuar tre gola për ”Dhelprat”, si dhe ka kontribuar me dy asistime.

Image result for rui patricio wolves

Rui Patricio

Wolves ka marrë njërin prej portierëve më të mirë të shekullit – duke transferuar Rui Patricion me parametra zero pasi ai e shkëputi kontratën me Sportingun e Lisbonës, transmeton IndeksOnline.

Reprezentuesi portugez shpejt e ka dëshmuar se është njëri prej portierëve më të mirë në botë dhe pritjet e tij të shkëlqyera e kanë ndihmuar skuadrën e sapo-promovuar në Premier League të renditet në vendin e shtatë.

Image result for Krzysztof Piatek

Krysztof Piatek

Top golashënuesi më i mirë i top pesë kampionateve evropiane, Piatek, ka bërë që Serie A të merr vëmendje më të madhe pas kalimit te Genoa prej Cracovias për 4.5 milionë euro.

Sulmuesi polak ka shënuar në tetë paraqitjet e para të këtij sezoni në Serie A, duke e hapur llogarinë e tij me katër gola në Coppa Italia ndaj Lecces, para se t’i shënonte nëntë gola në shtatë paraqitjet e para në Serie A.

Image result for Alassane Plea monchengladbach

Alessane Plea

Alessane Plea iu bashkua Borussia Monchengladbachut nga Nice këtë verë dhe çmimi i transferimit të tij prej 23 milionë eurosh tashmë është justifikuar.

25-vjeçari, sulmues francez, ka shënuar tetë gola në tetë paraqitje në të gjitha garat, duke ndihmuar skuadrën e tij të renditet në vendin e tretë në Bundesliga.

Image result for richarlison everton

Richarlison

Shumë nga ne kemi mbetur të shokuar kur Evertoni pagoi 40 milionë funte për transferimin e tij nga Watfordi, por sulmuesi tashmë e ka dëshmuar potencialin e tij.

Pavarsisht se ka marrë pezullim për tri ndeshje mos lojë për shkak të kartonit të kuq, 21-vjeçari ka shënuar katër gola në Premier League, derisa për shkak të kësaj, ai u ftua dy herë nga Brazili.

Image result for andre silva sevilla

Andre Silva

Pas një sezoni debutues zhgënjyes në Itali, Andre Silva e gjeti ecurinë e golave në Spanjë, pasi iu bashkua Sevillas në huazim nga Milani.

Reprezentuesi portugez tashmë ka shënuar shtatë gola në tetë paraqitje në La Liga, që ka shtyer Sevillan ta shfrytëzojë opsionin e blerjes permanente të tij për 35 milionë euro.

Image result for tomas vaclik sevilla

Tomas Vaclik

Me Barcelonën dhe Real Madridin jashtë formës, Sevilla është duke u konsideruar pretendent real për titullin e La Ligas këtë sezon.

Përveç formës së mirë të Andre Silvas, skuadra andaluziane ka në disponim edhe Tomas Vaclik, portierin që po impresionon në portë.

Asnjë portierë në pesë kampionatet më të mira evropiane nuk ka bërë më së shumti pritje (57) ose nuk e ka mbajtur portën e paprekur (7) sa transferimi 7 milionësh nga Baseli./IndeksOnline/