22:00 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / AR

Jori Delli në Mediaset, çfarë po ndodh me të?

Jori Delli ka treguar në shtëpinë e BB VIP, ish-historinë e dashurisë me Simone Camolese-n, djalin e trajnerit të njohur të futbollit Giancarlo Camolese. 

Megjithatë së fundmi, Jori duket se ka tërhequr vëmendjen e Mediaset, edhe pse momentalisht modelja është në Shqipëri, si me angazhimet me “Kepin e VIP-ave” ashtu edhe me projektet e tjera. Mediaset ka publikuar disa foto të Jotit nga pushimet dhe duke shkruar se është një tifoze e flaktë e Milanit. 

“Sport Mediaset”, ka marrë disa prej vajzave të njohura të ekranit e rrjeteve sociale në Itali për këtë artikull, ndërsa fakti që Jori bën tifo për Milanin, duket si “justifikim” për ta përfshirë, jo se Jori nuk është tifoze, por në fotot që kanë zgjedhur, nuk duket qartë ky tifozllik.

‘Jori Delli është një modele dhe influencuese e lindur në Mestre dhe e rritur në Quarto di Altino, në provincën e Venecias, por me origjinë shqiptare. 27-vjeçarja jeton në Torino, por skuadra e saj e preferuar është Milani‘- shkruhet në artikull, bashkangjitur me fotot e Dellit, ndërsa kujtojmë se modelja e ka shprehur disa herë se është e apasionuar pas sportit, fitnesit, por jo vetëm kaq, ajo ka mbaruar edhe studimet për Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Torinos.”- shkruhet në artikullin bashkangjitur.

3F6E38FA 6C7D 4810 8FDC FFC4936F1193