08:45 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Josa: Derisa Llapi pretendon titullin, pse mos ta pretendojmë edhe ne?

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka dhënë disa arsye pse Prishtina nuk e ka nisur mirë edicionin pranveror. Kryeqytetasit u eliminuan nga Digitalb Kupa në fillim të muajit shkurt, ndërsa në Superligë kanë pësuar 2 humbje në 3 ndeshje.

“Nuk mund të themë që është në pyetje gjendja fizike. Mund të themë që ndeshja me Flamurtarin neve na ka godit disi, qoftë në klasifikim qoftë ndryshe. Por ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm sepse kjo diferencë prej 5 pikësh ka qenë edhe më herët me Feronikelin. Derisa ka pretendime Llapi për të dal kampion pse mos të kemi edhe ne?” deklaroi Josa për Supersport.

Për ndeshjen me Feronikelin, Prishtinës do t’i mungojnë dy mbrojtësit Armend Dallku dhe Abdul Bashiru. /Indeksonline/