10:23 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Josa dhe Korenica të vetëdijshëm për rreziqet që mund t’i sjellë Drenica

Prishtina rikthehet të luajë sot në stadiumin e rinovuar, ”Fadil Vokrri”.

Kundërshtar i Prishtinës sot është Drenica, një skuadër që ka ditur gjithnjë të shkaktojë probleme për kryeqytetasit.

Dhe para ndeshjes, trajneri, Mirel Josa ka paralajmëruar lojtarët prishtinas për rreziqet që mund të sjellë Drenica, transmeton Indeksonline.

“Ndeshje e fortë. Arsyet: kundërshtari ka 4 pikë nga kundërshtarë shumë të fortë. Duhet të luajmë me ekuilibër dhe mos të harrojmë që ky kundërshtar na ka marrë vjet 7 pikë”, tha Josa.

Përveq Josas, para ndeshjes ka folur edhe anësori Meriton Korenica, e cila thotë se është kjo ështv një ndeshje e rëndësishme për Prishtinën.

”Përveç që është ndeshja e parë si vendas për këtë sezon, është po ashtu ndeshje e rëndësishme për të vazhduar ecurinë pozitive. Disponimi në ekip është shumë i mirë, por duhet të jemi sa më të përqendruar në të gjitha rastet që na ofrohen që t’i shfrytëzojmë sa më shumë”.

”Pres që adhuruesit tanë të mbushin tribunat që të na përkrahin sa më shumë”, theksoi 10-shi i Prishtinës./IndeksOnline/