Josa ka një kërkesë nga lojtarët e tij para derbit me Flamurtarin
Prishtina do ta zhvillojë sot derbin prishtinas përballë Flamurtarit.
Skuadra e Mirel Josës do të ketë punë mjaft të vështirë ndaj Flamurtarit në formë.
Ndërsa, trajneri Josa ka kërkuar nga lojtarët e tij për qetësi në lojë, transmeton IndeksOnline.
“Për ne ndeshjet janë të njëjta edhe si vlerë edhe si vazhdimësi, kështu që kërkojë qetësi në skuadër”.
”Sepse në qoftë se kemi qetësi, atëherë të gjitha gjërat do të zgjidhen në favor tonin”, ishte prononcim i shkurtë dhe i qartë i kryetrajnerit./IndeksOnline/