11:59 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Josa – Magani, cili trajner është më i suksesshëm në derbin e vjetër

Në mesditën e sotme, Prishtina do ta zhvillojë një ndeshje mjaft të rëndësishme në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Në kryeqytet, Prishtina është nikoqir i ish-kampionit të Kosovës, Trepça’89 me fillim nga ora, 17:45.

Në katër ndeshjet e fundit mes të dyja skuadrave, skuadra e Mirel Josës është treguar më e suksesshme ndaj lojtarëve të Gugash Maganit, transmeton IndeksOnline.

Shpetim Idrizi - Fatos Hoxha

Në pesë ndeshje të zhvilluara mes tyre, Prishtina është prirë nga 16 trajner, ndërsa aktualisht me Josën, prishtinasit kanë zhvilluar 4 ndeshje me 89-shin – 3 fitore, 1 barazim.

Nga ana tjetër, 89-shin e kanë drejtuar 10 trajnerë në këto përballje, teksa aktualisht, Magani ka zhvilluar 3 ndeshje ndaj Prishtinës – 2 humbje, 1 barazim.

Pra, në 3 përballje Josa – Magani, kryetrajneri prishtinas ka 2 fitore me 2:0 dhe një barazim pa gola 0:0./IndeksOnline/

Gugash Magani - Mirel Josa