16:09 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Reagimi zyrtar i Trepçës’89 pas largimit të Gugash Maganit

Pas humbjes nga Prishtina, Gugash Magani njoftoi dje se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Trepça’89.

Magani e bëri këtë të ditur për gazetarët në intervistën e tij pas ndeshjes, ku skuadra mitrovicase pësoi humbje me rezultat, 0-2.

Deri para pak çastesh, Trepça’89 nuk kishte reaguar në lidhje me vendimin e trajnerit, Magani, transmeton IndeksOnline.

Me anë të një njoftimi zyrtar në faqen zyrtare të klubit mitrovicas, presidenti, Abedin Zeka ka bërë të ditura arsyet e largimit të Maganit.

Ky është njoftimi i plotë:

”Falenderojm profesor Gugash Magani për aq sa qëndroj në krye të Shtabit Teknik te Minatorët.
Shkaku dhe arsyeja e largimit të Profesorit Magani është mospërfillja dhe moszbatimin e detyrave nga vetëlojtarët për të cilat kanë pasur obligim me i zbatue.
Profesor Maganit i deshirojm Fat dhe Suksese ne të ardhmen, njëherit e konfirmuar nga Presidenti Zeka se Asistenti Trejneri Sabit Osmani do ta drejtoj Trepçen 89, deri ne perfundim te edicionit vjeshtor ne Superlige, me qrast Kryesia, Stafi i bashkëpunëtorëve dhe lojtarët i dëshirojm Suksese.

Presidenti i KF Trepça’89 FC

z. Abedin Zeka BEKI”./IndeksOnline/