19:04 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Josa pritet të jap dorëheqje nga Prishtina

Trajneri shqiptar Mirel Josa erdhi te Prishtina në shtator të vitit 2017 me synimin që të ndërtoj një skuadër të fortë, e cila do të rikthente titullin e kampionit.

Megjithatë në dy stinorë nuk ka arritur objektivin. Sipas burimeve të Indeksonline, Josa pritet të japë dorëheqje nga posti i trajnerit te Prishtina, nëse ekipi nuk arrinë të luaj në Ligën e Evropës.

Ekipi kryeqytetas do të varet nga Feronikeli, i cili luan në finale të Digitalb Kupës kundër Trepçës 89.

Nëse mitrovicasit triumfojnë, Prishtina nuk do të luaj në garat evropiane. /Indeksonline/