11:02 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Jose Enrique frikësohet nga sëmundja – pyetë veten nëse do të vdesë nesër

Jose Enrique është në një gjendje të rëndë shëndetësore dhe emocionale, transmeton IndeksOnline.

Ish-anëtari i Liverpoolit është duke e vazhduar betejën me kancerin, me të cilin u diagnostifikua muaj më parë.

Madje, ai së fundmi tha se është duke u frikësuar se mund të vdesë shumë shpejt.

”Pavarsisht se mjeku më tha të mos shqetësohem sepse mund ta mposhtim sëmundjem, unë nuk besoj dhe vazhdoj ta pyes veten: a do të vdesë nesër?”, tha Enrique për BBC.

Muajin e kaluar, Enrique iu nënshtrua një operimi pas diagnostifikimit me një kancer të rrezikshëm në mushkëri.

Kujtojmë se spanjolli ka bërë 99 paraqitje te Liverpooli, si dhe 127 paraqitje me Newcastlen./IndeksOnline/