18:15 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Jose Mourinho bëhet mekanik, punon në fabrikën e Jaguar-it (Video/Foto)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho mori një ditë pushimi dhe vizitoi fabrikën e Jaguar, Land Rover në Solihull, ku ai ndihmoi punonjësit e fabrikës për ndërtimin e një makine të re “100.000 F-PACE”, transmeton IndeksOnline.

“Special One” veshi uniformat e Jaguarit, dhe filloi punën e një mekaniku në fabrikën e njohur.

“Ishte një përvojë mahnitëse për ta vizituar fabrikën e Jaguar, dhe për të parë të gjithë makinat, teknologjitë dhe punën e madhe që po shkon këtu”, ka thënë menaxheri i Unitedit.

Në vitin 2014 dhe 2016, Jose bëri një reklamë për këtë kompani, duke testuar veturën në borë dhe akull./IndeksOnline/