12:39 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Jose Mourinho ia propozon një trajner Arsenalit

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho i ka “gjetur” Arsenalit pasardhësin e Arsene Wenger.

Mou ka thënë se njeriu ideal për të drejtuar Arsenalin do të ishte asistenti i tij, Rui Faria.

“Nuk e them vetëm se ai është asistenti, apo miku um. Por, nëse unë do të kisha mundësi për t’i ofruar një detyrë të madhe, do t’i jipja atij. Kam punuar me të për 18 vite, është një punëtor i madh” ka thënë Mourinho./Indeksonline/