Josef Fritzl lirohet nga burgu

Kryersi i njërit nga krimeve më tronditëse në Austri, Josef Fritzl, sot është liruar nga burgu. Kjo u vendos nga një panel prej tre gjyqtarësh të martën pas një seance dëgjimore të Josef Fritzl, më 30 prill në burgun Stein të gjykatës rajonale të Krems.

Gjyqtarët nuk shohin më asnjë rrezik dhe kanë vendosur ta lënë në arrest shtëpiak. Josef Fritzl mbajti të burgosur vajzën e tij 18-vjeçare Elisabeth në bodrum nga viti 1984 deri në vitin 2008.
Në një dhomë të vogël në bodrum, babai i saj e dhunoi disa herë dhe kishte shtatë fëmijë me të. Të shtatë fëmijët, përfshirë një grup binjakësh, lindën në bodrum./Indeksonline/