16:08 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Joshua lajmërohet në rrjetet sociale, këto janë fjalët e tij

Anthony Joshua mbrëmë riktheu titujt që ia kishte rrëmbyer Ruiz muaj më parë.

Boksieri britanik përmes një statusi në Facebook ka falënderuar ekipin dhe kundërshtarin.

Strategji dhe besnikëri! Unë nuk jam i përsosur por jam duke u përpjekur, një moment tjetër përcaktues për boksin britanik. Faleminderit gjithë ekipit tim, një natë që do ta kujtojmë dhe faleminderit Ruiz Jr. kemi bërë histori 2X“, ka shkruar Joshua.

Joshua tashmë për herë të dytë në karrierë është kampion i Botës në pesha të rënda. /IndeksOnline/