13:16 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Joshua luftoi i sëmurë kundër Alexander Povetkin

Anthony Joshua mbrojti titullin kampion të Botës duke mposhtur me nokaut në rundin e shtatë, Alexander Povetkin.

Por ky meç mund të mos kishte ndodhur po mos të ishte këmbëngulja e boksierit britanik, shkruan indeksonline.

Joshua ishte i sëmurë gjatë të gjithë javës dhe mjekët i kishin propozuar që ta shtynte ndeshjen.

“Unë kam qenë i sëmurë këtë javë të fundit,” tha ai në një numër gazetash kombëtare.

“Dhe ju e dini kur filloni të mendoni për veten ‘këto shenja janë të këqija’, por unë u tërhoqa”.

Joshua mund të përballet me Deontay Wilder ose Dillian Whyte në luftën e tij të ardhshme në muajin prill dhe ka edhe perspektivën e një takimi me Tyson Fury. /IndeksOnline/