09:31 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Joshua nuk kursen fjalët: Fury, ju jeni një mashtrues…

Planet për një sfidë të madhe mes Anthony Joshua e Tyson Fury më 14 gusht në Arabinë Saudite janë vënë në pikëpyetje pas vendimit të një gjykate në Amerikë, që ka urdhëruar triologjinë mes Deontay Ëilder e Tyson Fury më 15 shtator. Fury duhet të zgjidhë këtë ngërç, që mund t’i kushtojë shumë.

Përmes rrjeteve sociale ka reaguar Joshua duke e quajtur një mashtrues boksierin tjetër nga Britania e Madhe, Tyson Furyn, shkruan IndeksOnline

“Bota tani ju sheh si një mashtrues. Ju gënjeni tifozët. Përdore emrin tim për ndikim dhe jo për një luftë. Më sillni nja kampion, jo njerëz të tillë”, ka shkruar Joshua në rrjetet sociale

Në rast se meçi mes Joshuas dhe Furyt nuk ndodhë, atëherë britaniku është gati të duelojë me ukrainasin Oleksandr Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij.

Ukrainasi është ish-kampion bote ne peshën “light heavyweight”, i mandatuar nga WBO për të dueluar me Joshua./IndeksOnline/