10:25 / E Premte, 01 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Joshua rrit regjimin e stërvitjeve, fillon të bëhet gati për Joseph Parker [Foto]

Anthony Joshua tashmë ka filluar stërvitjet në palestër përpara një njoftimi për meç mes tij dhe Joseph Parker.

Kampioni britanik i peshave të rënda pritet të ndeshet me boksierin nga Zelanda e Re, ndërsa promovuesi Eddie Hearn ka thënë se konfirmimi është thjesht “punë telefonate” .

Data mbetet ende për t’u zbuluar, por Hearn pretendon se mund të bëhet e ditur javën e ardhshme.

Duke postuar një video në Instagram me titull “Winter Grind” , Joshua shihet duke bërë shumëllojshmëri ushtrimesh në një palestër komode. /IndeksOnline/