10:53 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Joshua – Ruiz, Luan Krasniqi tregon fituesin

Të shtunën në Jedah të Arabisë Saudite do të zhvillohet revanshi në mes të Joshuas dhe Ruizit.

Në ndeshjen e parë, meksikano-amerikani fitoi me nokaut, duke i marrë tre tituj e Botës britanikut.

Por ish-kampioni i Evropës në pesha të rënda, Luan Krasniqi mendon se kësaj radhe Joshua nuk do të gaboj.

Mendimet se kush do ta fitojë duelin, janë mjaft të ndara – madje edhe me ju. Unë personalisht besoj se Anthony Joshua do të dalë si fitues. Parakusht është që ai të jetë i zgjuar dhe i kontrolluar“, ka thënë boksieri nga Juniku. /IndeksOnline/