09:00 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Joshua thyen heshtjen, i kundërpërgjigjet befasisht Wilderit

Anthony Joshua i është kundërpërgjigjur Deontay Wilder dhe ka insistuar se është i gatshëm të përballet me amerikanin ose me Tyson Furyn.

Joshua e refuzoi shansin që të përballet me kampionin botëror këtë vit duke refuzuar ofertën 37 milionëshe.

Më pas, ai e shikoi përballjen mes Wilder dhe Furyt, e cila përfundoi baras në Las Vegas në fundjavën e kaluar, transmeton IndeksOnline.

”Çfarë e mbajti këtë budalla kaq gjatë? Sikur ne nuk jemi të interesuar?!”.

”Sidoqoftë, punë e mirë nga Fury. Do t’i jap rastin Wilderit kur të jetë i gatshëm”, u shpreh Joshua.

Pas përballjes në Las Vegas, si Wilder ashtu edhe Fury janë pajtuar për një revansh./IndeksOnline/