14:02 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Joshua “zbarkon” në Arabinë Saudite, i gatshëm t’i hakmerret Ruizit

Revanshi mes Anthony Joshua dhe Andy Ruiz JR po afron.

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua, ka mbërritur në Arabinë Saudite, ku do të zhvillojë duelin me Andy Ruiz.

Synimi i AJ është që të rikthejë titujt e kampionit që i humbte në duelin e parë me meksikanin, duke befasuar të gjithë.

Pak minuta më parë ai ka publikuar një fotografi në ‘Facebook’, ku shihet në aeroport, teksa ka mbërritur në tokën arabe.